EN

LAJME

Info Day for Open Science, në Universitetin e Sporteve

POSTUAR ME 14 Shkurt 2023

None

Në vijim të punës për implementimin e iniciativës “Open Science NI4OS Europe”, në datën 14 Shkurt pranë ambienteve të Universitetit të Sporteve u zhvillua Dita informuese rreth shkencës së hapur në Shqipëri. Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe informimi i studiuesve dhe kërkuesve shkencor rreth Shkencës së Hapur, mbrojtja e të dhënave, katalogu i shërbimeve NI4OS Europe si dhe platforma UCRIS të cilat do të implementohen në kuadër të kësaj inicative.

Në këtë Ditë Informuese (Info Day) përshëndeti Rektori, Prof. Dr. Agron Kasa kurse për Rrjetin Akademik Shqiptar Dr. Arjan Xhelaj. Gjatë takimit anëtarët e grupit të punës së iniciativës i paraqitën të pranishmëve prezantimet që do të implementohet si dhe diskutuan me pjesmarrësit rreth pyetjeve dhe çshtjeve të cilat u ngritën gjatë diskutimeve.