EN

LAJME

Dita e Shkencës së Hapur në Shqipëri

POSTUAR ME 24 Dhjetor 2022

None

Dita e Shkencës së Hapur në Shqipëri 

Fundi i vitit 2022, RASH dhe AKKSHI organizuan në Tiranë Ditën e Shkencës së Hapur, duke u takuar me aktorë nga Universitete, Institucione Kërkimore, Ministria e Arsimit dhe agjenci e institute të tjera përgjegjëse për kërkimin dhe inovacionet nën ombrellën e ministrive të ndryshme. Në takim foli edhe zv.ministrja Dr. Albana Tole përgjegjëse për AL dhe Kërkime në MASH e ndjekur nga Drejtoresha e Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit AKKSHI, znj. Mirela Muça. Me pjesëmarrësit u diskutuan tematikat e mëposhtme:

1. Strategjia e Shkencës dhe perspektiva e OS në Shqipëri
2. Ai4OS – Implementimi i NOSCI Shqiptar
3. Katalogu #NI4OS & shërbime të tjera #EOSC
4. U-CRIS – platformë e hapur shkencore universitare.