EN

LAJME

Thirrje për propozime: Akses në shërbimet NI4OS-EUROPE

POSTUAR ME 26 Prill 2022

None

Thirrja u drejtohet shkencëtarëve dhe studiuesve që punojnë në institucione akademike dhe kërkimore në shtetet anëtare të BE-së dhe ato të asociuara.


80% e propozimeve duhet të trajtojnë tema të hapura kërkimore në fusha specifike të Shkencave të Jetës, Kërkimit Klimatik, Trashëgimisë Kulturore Dixhitale dhe Fizikës Kompjuterike dhe 20% në çdo fushë tjetër shkencore. 


Lista e shërbimeve dhe burimeve të ofruara nga projekti NI4OS-Europe mund të gjendet në:
https://catalogue.ni4os.eu/?_=/resources


Thirrja u mundëson studiuesve nga Evropa të marrin akses në shërbimet e avancuara, të cilat janë futur në "European Open Science Cloud" me mbështetjen e NI4OS-Europe. Gjatë gjithë thirrjes së hapur, të gjitha ekipet kërkimore pjesëmarrëse në thirrje pritet të harmonizojnë menaxhimin e të dhënave të tyre sipas parimeve FAIR gjatë gjithë jetëgjatësisë së punës së tyre, duke u angazhuar kështu me rregullat e Open Science.

 

Më shumë: https://ni4os-europe.eu/access/opencall/