EN

PROFILI

REJA EVROPIANE E SHKENËS SË HAPUR

Ideja e një Reje Evropiane të Shkencës së Hapur (European Open Science Cloud - EOSC) u formësua në 2015, si një vizion i Komisionit Evropian për një infrastrukturë të madhe për të mbështetur dhe zhvilluar shkencë të hapur dhe inovacion të hapur në Evropë dhe më gjerë. EOSC është projektuar të bëhet realitet në vitin 2020 dhe do të jetë mjedisi virtual i Evropës për të gjithë studiuesit për të ruajtur, menaxhuar, analizuar dhe ripërdorur të dhënat për kërkime, inovacion dhe qëllime arsimore.
 

Elementet për suksesin e EOSC janë: e hapur, e financuar dhe qeverisur publikisht, e qendërzuar në kërkim, e plotë, e larmishme dhe e shpërndarëshme, e dërveprueshme, e orientuar nga shërbimi dhe sociale. Sipas planit strategjik të zbatimit të EOSC, përbërësit e EOSC, janë që të "ndërtojnë besimin e nevojshëm për shpërndarje të gjerë mes një larmie të madhe të komuniteteve kërkimore, kështu që është thelbësore që zhvillimi i EOSC të ndjekë parimet që do të nxisin zbatimin e saj".